Aktualitet

"Big Brother" vazhdon në Korçë/ Kapen nëntë kamera të vendosura nga grupet kriminale

Mësohet se me kamerat e sekuestruara sot numri i të gjitha kamerave ka shkuar në 48.

30 Janar 2023, 13:56 Nga I.A
"Big Brother" vazhdon në Korçë/ Kapen nëntë
Kamerat

 KORÇË- Operacioni 'Fijet' në Korçë ka vijuar dhe ditën e sotme ku janë sekuestruar 9 kamera të tjera të vendosura nga grupet kriminale. Mësohet se me kamerat e sekuestruara sot numri i të gjitha kamerave ka shkuar në 48. Ndërkohë që sot janë proceduar penalisht dhe 5 persona.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Korçë/Vijon faza e pestë e zbatimit të planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar "Fijet", i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Shkon në 48 numri i kamerave të çmontuara dhe në 14 numri i shtetasve për të cilët janë iniciuar hetime të thelluara. Policia e Korçës çmontoi së fundi, 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin dhe inicioi hetimet për 5 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Më herët, më 28 janar, Policia e Korçës çmontoi 39 kamera dhe inicioi hetimet për 9 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar, të koduar "Fijet", i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në lagje dhe fshatra të qytetit të Pogradecit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit. -Gjatë fazës së nëntë në nivel kombëtar, të këtij plani operacional, në lagjet nr. 1 dhe 3, Pogradec, si dhe në fshatin Buçimas, janë çmontuar 9 kamera. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për shtetasit M. L., I. B., A. P., B. B. dhe P. Ç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

 

operacioni fijet

Sondazh

Poll