30 Janar 2023, 11:30
Nga f.g
Shkelqim Cani, ish-minister
TIRANE- Shkëlqim Cani, ish-ministri i Financave në qeverinë e parë të socialistëve pas marrjes së pushtetit në vitin 2013, deklaroi në përfundim të dhënies së dëshmisë në SPAK, (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion), se nuk mund të flasë për çështjen për të cilën u pyet. Por interesi i gazetarëve shkonte përtej çështjes së privatizimit të një furre buke, që ishte edhe dosja hetimore për të cilën ai u thirr sot nga SPAK. Në lidhje me inceneratorët dhe rolin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, Cani tha se raporti i tij ka qenë i njëjtë si me çdo ministër, ndërsa me thumbim ai tha se 'kam kaluar shumë në jetë, nuk më surprizon më asgjë'.
Pyetje-përgjigjet me gazetarët:
Pyetje: A jeni thirrur nga SPAK për inceneratorët?
Shkelqim Cani: E bëjmë me radhë dhe flasim për këtë që është sekret hetimor dhe kur të doni do të vij për atë. Do më thërrasin. Kjo shkresë ka dalë është publikuar. Nuk e di pozicionin e Ahmetajt, pyesni kryeministrin. E di shumë mirë se çfarë kam firmosur. Nuk ka rëndësi çfarë them unë, aty është e shkruar. Se çfarë kam shkruar ju e dini mirë, s'kam pse ta përsëris.
Pyetje:Do të thirreni para apo pas Ahmetajt në SPAK?
Shkelqim Cani: Pyesni SPAK se kur do të më thërrasë, apo nëse do të më thërrasë. Nuk surprizohem nga asgjë, me aq sa kam kaluar në jetë,. nuk kam surprioza. Pres drejtësi, ligj, rregull.
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani u thirr sot për dy orë nga Prokuroria e Posaçme për të dhënë deklarimet e tij në lidhje me çështjen e privatizimit të një furre buke në kryeqytet. Pronarët e biznesit nuk e kanë marrë pronesinë që në 1994 dhe kanë kallëzuar në SPAK Minstrinë e Financave dhe si pasojë, SPAK ka vendosur të marrë në pyetje në lidhje me këtë çështje të gjithë ish-ministrat e Financave, përfshirë edhe Canin./Dosja.al
shkelqim cani inceneratoret arben ahmetaj shkelqim cani ne spak
Aktualitet
30 Janar 2023, 11:20
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Operacioni "Fijet" është zhvendosur në Tiranë. Pas çmontimit të qindra kamerave në 7 qarqe t&e...
Aktualitet
30 Janar 2023, 11:08
I.A
Arma
TIRANË- Një 40-vjeçar me emrin Klodjan Gjikdhima është arrestuar ditën e sotme në një operacion të...
Aktualitet
30 Janar 2023, 10:53
F.M
Xhevit Sinani
TIRANË- Xhevit Sinani, 80-vjeçari i arrestuar për vrasjen e gruas e të vëllait të tij është lë...
Aktualitet
30 Janar 2023, 10:23
I.A
Policia
VLORË- Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se i riu ka dhunuar dit&eu...
Aktualitet
30 Janar 2023, 10:22
F.M
Shkëlqim Cani
TIRANË- Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit ...
Aktualitet
30 Janar 2023, 10:05
F.M
Xhevit Sinani
TIRANË- 80-vjeçari Xhevit Sinani, i cili vrau bashkëshorten dhe vëllanë, ka mbërritur në Gjykatën ...
Aktualitet
30 Janar 2023, 09:10
I.A
Dosja.al
TIRANE- Dosja.al sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë opera...
Aktualitet
30 Janar 2023, 08:17
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Kontrolle shtesë nga Policia Rrugore për të parandaluar aksidentet rrugore. Vetëm në Tiranë përg...
Aktualitet
30 Janar 2023, 08:32
I.A
Shkoder
SHKODËR- Situata nga përmbytjet në Shkodër po përmirësohet dita ditës. Mësohet se uji nga banesat &eum...
Aktualitet
30 Janar 2023, 08:24
F.M
Kleviol Ahmetaj
LUSHNJE- Një prej emrave që është nën hetim për vendosjen e kamerave spiune në Lushnje është e...