Aktualitet

Mbyllet Gjykata e Apelit në Gjirokastër, seancat gjyqësore zhvendosen në Tiranë

Numri i dosjeve që do të transferohen në Gjykatën e Apelit në Tiranë është 600, të gjitha të mbledhura nga Gjykatat e Faktit në Gjirokastër, Përmet e Sarandë.

30 Janar 2023, 13:26 Nga A.B
Mbyllet Gjykata e Apelit në Gjirokastër, seancat gjyqësore
Gjykata

TIRANË-Fundi i muajit Janar gjen të mbyllur Gjykatën e Apelit në Gjirokastër. Pas datës 1 Shkurt do të vazhdojë funksionin pranë kësaj gjykate normalisht përveç seancave gjyqësore.

Seancat e lëna përgjysmë do të tranferohen në Gjykaten e Apelit në Tiranë për tu shqyrtuar nga të njëjtët gjyqtarë. Sipas informacioneve zyrtare, numri i dosjeve që do të transferohen në Gjykatën e Apelit në Tiranë është 600, të gjitha të mbledhura nga Gjykatat e Faktit në Gjirokastër, Përmet e Sarandë.

Ky numër parashikohet më i lartë po të merret në konsideratë edhe numri i dosjeve të mbajtura nga tre gjykatat e rretheve të cilat nuk i kanë transferuar deri më tani dosjet.

gjykata e apelit gjirokaster tirane

Sondazh

Poll