Aktualitet

U kap me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Në pranga ka rënë një 20-vjeçari me iniciale M.A. nga Mercato di San Severino dhe iu gjetën katër doza hashash të fshehura në xhaketë, gati për shitje.

30 Janar 2023, 13:44 Nga I.A
U kap me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet i riu shqiptar në

ITALI- Një shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Itali. Efektivët kanë vënë re një makinë me dy të rinj në bord me sjellje jo korrekte drejtimi. Më pas personat u ndaluan nga policia dhe u kontrolluan. Në pranga ka rënë një 20-vjeçari me iniciale M.A. nga Mercato di San Severino dhe iu gjetën katër doza hashash të fshehura në xhaketë, gati për shitje.

Më tej, në shtëpinë e të riut, policët gjetën të fshehur në dhomën e gjumit një shkop hashashi prej rreth 56 gramë dhe një peshore elektronike. 20-vjeçari u arrestua dhe u vendos në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

arrestohet 20-vjeçari ne itali

Sondazh

Poll