Aktualitet

FOTO/ Aksidenti në SHBA, dalin detaje nga 23-vjeçarja shqiptare që humbi jetën, makinën e drejtonte partneri i dehur, bashkë po prisnin një fëmijë

Mësohet se e reja me emrin Adriana Sylmetaj ndodhej në makinë me të dashurin e saj, po ashtu shqiptar në momentin që ata janë përplasur me një bordurë. 

30 Janar 2023, 11:35 Nga I.A
FOTO/ Aksidenti në SHBA, dalin detaje nga 23-vjeçarja shqiptare
Adriana Sylmetaj

SHBA- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti automobilistik i të shtunës në SHBA, ku humbi jetën një 23-vjeçare shqiptare. Mësohet se e reja me emrin Adriana Sylmetaj ndodhej në makinë me të dashurin e saj, po ashtu shqiptar në momentin që ata janë përplasur me një bordurë. 

Aksidenti ka ndodhur pasi i dashuri i të resë ishte i dehur. Ndërkohë që sipas mediave amerikane, shqiptarja 23-vjeçare ishte shtatzënë dhe pritej të bëhej mamaja e një vazje më 12 prill.  Mbi të dashurin e saj 30-vjeçar Adem Nikeziç bien akuzua për vrasje nga pakujdesia, sulm me automjet dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Një regjistër në Buy Buy Baby i listuar tek Nikeziç dhe Sylmetaj tregon se çifti ishte në pritje të një vajze më 12 prill. Ndër artikujt e listuar janë një krevat fëmijësh, një shezlong për fëmijë dhe veshje të ndryshme.

"Ata nuk mund ta shpëtonin foshnjën. Ne kurrë nuk do të jemi mirë. Asnjëri prej nesh. Kemi përjetuar një tragjedi të tmerrshme,” thanë të afërmit e çiftit. 

Një burrë që e identifikonte veten si xhaxhai i Sylmetajt tha se mbesa e tij kishte dhe 3 motra/vëllezër të tjerë. Automjeti më të cilën po udhëtonte çifti ishte me shpëjtësi dhe u përplas në një shtyllë shërbimi e më pas u nda në gjysmë.

adriana sylmetaj humb jeten 23-vjeçarja shqiptare ne shba

Sondazh

Poll