Aktualitet

'Big Brother' edhe në Tiranë, hiqen 48 kamera sigurie, nga Ali Demi te Parku e Don Bosko, harta ku u vunë "spiunët" e grupeve kriminale

Operacioni është duke vazhduar në të 6 komisariatet e kryeqytetit.

30 Janar 2023, 11:20 Nga f.g
'Big Brother' edhe në Tiranë, hiqen 48 kamera sigurie, nga
Foto ilustruese

TIRANE- Operacioni "Fijet" është zhvendosur në Tiranë. Pas çmontimit të qindra kamerave në 7 qarqe të vendit, "Fijet" tashmë është duke kërkuar për kamera të vendosura ilegalisht në Tiranë. Burime i thanë Dosja.al se në kryeqytet janë gjetur 48 kamera sigurie që dyshohet se janë vendosur nga grupet kriminale. Harta e tyre është e gjerë dhe nis nga Ish-Parku ku janë gjetur 4 kamera, 10 në laprakë, Rruga e Kavajës, Rruga e Elbasanit, 20 te Xhamlliku, 5 Maji, Fresku, Yzberisht, Fushë Mëzez. 

Operacioni është duke vazhduar në të 6 komisariatet e kryeqytetit. Deri më tani në rang vendi janë çmontuar 185 kamera. Fillimisht, operacioni nisi në Shkodër atje ku Policia zbuloi dhjetra kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale. /Dosja.al

operacioni fijet kamerat spiune

Sondazh

Poll