Aktualitet

Aksion për ‘shtëpitë e barit’ në Vlorë, policia kontrollon ambientet e mbyllura, mësyn në sera e magazine

Ambiente që po kontrollohen janë magazine apo sera, të cilat dyshohet se mund të jenë kthyer në vende ku kultivohet kanabisi.

30 Janar 2023, 13:20 Nga F.M
Aksion për ‘shtëpitë e barit’ në Vlorë,
Foto Ilustruese

VLORË- Policia e Vlorës ka nisur një aksion pëtr ‘shtëpitë e barit’. Mësohet se me urdhër të drejtorit të Policisë së Vlorës, Ermal Muçaj, blutë e qytetit bregdetar kanë ushtruar kontrolle në ambiente të mbyllura.

Ambiente që po kontrollohen janë magazine apo sera, të cilat dyshohet se mund të jenë kthyer në vende ku kultivohet kanabisi. Kontrollet janë shtrirë në të gjithë qarkun. Pritet një informacion zyrtar nga Policia e Vlorës për të mësuar rezultatet.

aksion ne vlore policia e vlores

Sondazh

Poll