Aktualitet

EMRI/ U zhduk dje, gjendet i vdekur bariu në Finiq

Mësohet se dje, i moshuari kishte dalë për të kullotur bagtitë dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.

30 Janar 2023, 11:58 Nga I.A
EMRI/ U zhduk dje, gjendet i vdekur bariu në Finiq
Foto ilustruese

FINIQ- 69-vjeçari nga Finiqi Taqi Bërxulla, i cili u shpall i zhdukur ditën e djeshme është gjetur sot i vdekur. Mësohet se dje, i moshuari kishte dalë për të kullotur bagtitë dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.

Por gjatë kontrolleve të sotme nga autoritetet, Bërxulla u gjet i vdekur pranë një greminë afër një manastiri në fshatin Dhivër. Alarmin për zhdukjen e 69-vjeçarit e dhanë mbrëmjen e kaluar familjarët e tij, të cilët nuk po komunikonin dot me të.

taqi bërxulla

Sondazh

Poll