Aktualitet

“Jam sëmurë”, Zv.Presidenti i FSHF-së kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, u arrestua për inceneratorin e Fierit

Avokatët e tij pretendojnë se Dervishaj vuan nga probleme shëndetësore.

30 Janar 2023, 13:08 Nga F.M
“Jam sëmurë”, Zv.Presidenti i FSHF-së kërkon
Arben Dervishaj

TIRANË- Arben Dervishaj, zëvendëspresidenti i FSHF-së dhe biznesmeni që mbikëqyrte punimet i inceneratorit të Fierit ndërsa akuzohet se  paraqiste raporte fiktive në ministritë e linjës i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Avokatët e tij pretendojnë se Dervishaj vuan nga probleme shëndetësore.

GJKKO pranoi kërkesën për caktimin e ekspertëve mjekësor që do të përcaktojnë rrezikshmërinë për të qëndruar apo jo prapa hekurave. Sot janë paraqitur tre mjekët ekspertë për të bërë vlerësimet e tyre. 

Dervishaj është lënë në burg më 29 dhjetor nga Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi disa javë më parë hetimet në lidhje hetimet per ndertimin e inceneratorit  të Fierit, dhe dërgoi në gjykatë dosjen e me 21 të pandehur, mes tyre Lefter Kokën, ish-deputetin Alqi Bllako, Arben Dervishaj etj.

 

arben dervishaj

Sondazh

Poll