Politike

Mbi dy orë në SPAK, zbulohet çështja për të cilën u pyet ish-ministri Shkëlqim Cani

Cani tha vetëm se ai ishte marrë në pyetje si person në dijeni, por theksoi se është shumë i sigurtë në lidhje me shkresat që ka firmosur.

30 Janar 2023, 11:40 Nga F.M
Mbi dy orë në SPAK, zbulohet çështja për të
Shkëlqim Cani

TIRANË- Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani është marrë në pyetje në lidhje me privatizimin e një fabrike. Ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në orën 09:00 dhe doli që aty rreth dy orë e gjysmë më vonë.

Para gazetarëve, Cani tha se do të paraqitet sa herë që të thirret për ndonjë çështje dhe se do të rrëfejë vetëm të vërtetën, por nuk dha më shumë detaje mbi intervistën, duke shtuar se gjithçka ka biseduar me prokurorët është sekret hetimor.

Cani tha vetëm se ai ishte marrë në pyetje si person në dijeni, por theksoi se është shumë i sigurtë në lidhje me shkresat që ka firmosur.

shkelqim cani shkelqim cani ne spak

Sondazh

Poll