Politike

Aksioni opozitar, Ilir Meta shkon në selinë e Partisë Demokratike, takon Berishën

Pritet që me daljen e dy krerëve të partive opozitare të mësohen më shumë detaje mbi atë që kanë diskutuar. 

30 Janar 2023, 10:55 Nga F.M
Aksioni opozitar, Ilir Meta shkon në selinë e Partisë
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike. Mësohet se Meta p ozhvillon një takim me kryedemokratin Sali Berisha. Biseda mes tyre ka si temë kryesore aksionin opozitar që është paralajmëruar nga Berisha para zgjedhjeve lokale. Pritet që me daljen e dy krerëve të partive opozitare të mësohen më shumë detaje mbi atë që kanë diskutuar. 

Vetë Berisha është shprehur se para zgjedhjeve lokale Opozita do të dalë në shesh për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama, kryesisht pas skandalit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. 

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll