Politike

FOTOT/ Për herë të dytë brenda pak muajsh, Dhurata Çupi takon Kongresmenët, a u fol për Mcgonigal?

Ajo është e shoqëruar nga deputeti i PR, Fatmir Mediu. 

30 Janar 2023, 11:24 Nga f.g
FOTOT/ Për herë të dytë brenda pak muajsh, Dhurata
Dhurata Cupi, deputete e PD

TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, viziton për herë të dytë brenda pak muajsh Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një postim në rrjetet sociale, Çupi shihet me disa kongresmenë. Ajo është e shoqëruar nga deputeti i PR, Fatmir Mediu. Ajo që është më interesante në këto vizita të shpeshta është fakti se përkojnë me momentet kur në SHBA Kongresi ka vendosur të bëjë një hetim të plotë për çështjen McGonigal dhe lidhjet e tij edhe në Shqipëri me kryeminsitrin Edi Rama dhe qeverinë. A u diskutua në këtë takim për McGonigal? 

POSTIMI I PLOTE: 

FOTOT/ Për herë të dytë brenda pak muajsh, Dhurata

E nderuar të jem e ftuar në aktivitete disa ditore zyrtare, në Washington DC. Gjatë ketyre ditëve jam edhe me kolegë të tjeré deputetë. Një darkë sëbashku me kolegun Fatmir Mediu,me Kongresmenin Pete Sessions dhe takim me kryetarin e Kongresit të ShBA Z. Kevin Mçarthy ishte kënaqesi e veçantë. /Dosja.al

dhurata cupi fatmir mediu

Sondazh

Poll