Politike

Zbardhet skenari i PS për të shmangur bllokimin e seancave të Kuvendit nga PD: Nëse opozita bojkoton, vijojmë punimet normalisht

Ka qenë Balla ai që ka propozuar që në çdo rast bllokimi nga PD, rendi i ditës të vijohet normalisht. Kjo gjë është miratuar dhe nga pjesa tjetër e grupit.

30 Janar 2023, 11:03 Nga F.M
Zbardhet skenari i PS për të shmangur bllokimin e seancave të
Edi Rama

TIRANË- Partia Socialiste ka ndarë strategjinë e ndjekjes së punimeve në Kuvendin e Shqipërisë, në seancën e radhës plenare. Grupi parlamentar i PS-së u mblodh sot në selinë rozë dhe nën drejtimin e Taulant Ballës, u nda mënyra se si do të menaxhohej çdo bllokim nga ana e Partisë Demokratike në Kuvend.

Ka qenë Balla ai që ka propozuar që në çdo rast bllokimi nga PD, rendi i ditës të vijohet normalisht. Kjo gjë është miratuar dhe nga pjesa tjetër e grupit. Seanca e kaluar u ndërpre sepse kryedemokrati Sali Berisha, i cili bllokoi foltoren.

Ai u rrethua nga Garda, por pavarësisht ndërprerjes së fjalës së tij në Kuvend, vijoi me bllokimin e seancës deri në ndërprerjen e punimeve.

partia socialiste partia demokratike kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll