Politike

“Babalja”/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ervin Salianjit, shkak mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues

Data e ora e mbajtjes së seancës së radhës nuk është caktuar. 

30 Janar 2023, 09:52 Nga F.M
“Babalja”/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ervin Salianjit, shkak
Ervin Salianji

TIRANË- Për të tetën herë është shtyrë gjyqi ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji. Në njoftimin e Gjykatës bëhet me dije se një nga anëatrët e trupit gjykues nuk ka qenë i pranishëm, ndaj nuk është mundur të zhvillohej seanca gjyqësore. Data e ora e mbajtjes së seancës së radhës nuk është caktuar. 

Njoftimi:

Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se: Sot me date 30.01.2023 ora 13:30, eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj. Ju komunikojme se dhe sot per arsye objektive nje nga anetaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishem. Ne kushtet e mesiperme, seanca gjyqesore nuk do te mund te zhvillohet. Dita dhe ora e seances se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet. Mbetet ne vleresimin Tuaj, pjesemarrja ne kete seance. Ju faleminderit!

Kjo është hera e tetë që shtyhet gjyqi. Herën e kaluar, seanca ishte planifikuar të zhvillohej më 16 janar, por mosformimi i trupit gjykues, bëri që seanca të shtyhej. 

Gjykata Penale ka dënuar me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet.

Ç’është dosja Babale

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

ervin salianji

Sondazh

Poll