Politike

Komision Hetimor për takimet e Ramës me ‘McGonigal’? Balla: Firma e non grata-s nuk merret parasysh, do ndryshojmë ligjin

Ai përmendi dhe faktin që kanë depozituar një kërkesë për ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore. 

30 Janar 2023, 11:30 Nga F.M
Komision Hetimor për takimet e Ramës me ‘McGonigal’?
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se kërkesa e Opiitës për të ngritur një grup hetimor për të hetuar takimet e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, nuk mund të aprovohet. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupit të PS, Balla tha se kërkesa do të verifikohet dhe nëse do të jetë firma e kryedemokratit Sali Berisha, nuk do të merret parasysh pasi është shpallur non-grata. Ai përmendi dhe faktin që kanë depozituar një kërkesë për ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore. 

Pjesë nga fjala e Ballës: 

Është kryetari i Kuvendit ai që njihet me këtë kërkesë dhe sipas rregullores së Kuvendit, merret një Kuvend. Duhet vendosur njëherë nëse kërkesa është në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Sepse lidhur me komisionet hetimore, ne kemi ngritur një komision të posaçëm për ngritjen e komisioneve parlamentare dhe që lidhet me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Që nga viti 2004 deri më sot në vitin 2022 nuk janë futur në legjislacion vendimet e Gjykatës Kushtetuese, janë plot 6 të tilla. Në këtë rats kemi të bëjmë me një rast të veçantë, që çdo parlament do të zgjidhte të njëjtin parim. Kemi një person ‘non grata’ nga SHBA që është turpi i këtij Kuvendi dhe ne nuk do ta marrim në konsideratë firmën e tij. Është zgjedhja jonë, vendimmarrja jonë politike.

taulant balla grupi i ps 30 janar 2023

Sondazh

Poll