Politike

Bllokimi i seancave nga PD/ Balla: Askush s'e merr dot peng, punimet do vijojnë në çdo mënyrë

Ai shtoi se punimet e seancës do të vijojnë me çdo kush pavarësisht bllokimit të foltores nga PD-ja. 

30 Janar 2023, 11:16 Nga F.M
Bllokimi i seancave nga PD/ Balla: Askush s'e merr dot peng, punimet do
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se maxhoranca është e vendosur të mos e lejojë Opozitën të ndërpresë seancat e Kuvendit. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupit të PS-së, Balla tha se askush nuk mund ta marrë peng Kuvendin. Ai shtoi se punimet e seancës do të vijojnë me çdo kush pavarësisht bllokimit të foltores nga PD-ja. 

"Situata që është krijuar është një situatë qesharake, kujtoj këtu seancën e fundit të 16 janarit. Sa herë hapet një sesion, çohet një person bllokohen foltoren. Ndaj ju them që kjo është një situatë shumë qesharake me gjithatë ajo që ka rëndësi është se kush mendon dhe pretendon se mund të marrë peng Kuvendin, e ka gabim. Kuvendi vijon punimet,"- tha Balla ndër të tjera. 

taulant balla grupi i ps 30 janar 2023

Sondazh

Poll