Politike

Nënshkruhet marrëveshja për Portin e Durrësit, Alabbar: Jam gati të lëshoj lot, ju falenderoj nga zemra

Në ceremoni ishte i pranishëm vetë investitori Mohammed Alabbar.

30 Janar 2023, 10:46 Nga f.g
Nënshkruhet marrëveshja për Portin e Durrësit, Alabbar: Jam
Mohammed Alabbar

DURRES- Është nënshkruar sot marrëveshja për zhvillimin e projektit  “Durrës Yacht & Marina” . Në ceremoni ishte i pranishëm vetë investitori Mohammed Alabbar. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet e ceremonisë ku shkruan se ky do të jetë projekti më i rëndësishëm turistik. Vetë Alabbar u shpreh i emocionuar dhe tha se ishte gati të lëshonte "lot gëzimi". "Jam gati të lëshoj lot gëzimi, ju falenderoj nga zemra, ky është një projekt kaq i madh. Këta njerëz që punojnë me ne po drejtojnë një nga projektet më të mëdha në botë"-tha Alabbar.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS: 

Gati me të gjitha tanimë për projektin më të rëndësishëm turistik, investimi më i madh i huaj në historinë tonë dhe ndoshta të rajonit, i cili do të transformojë rrënjësisht Durrësin, duke e vendosur në radhën kryesore të destinacioneve turistike në Mesdhe, me një impakt të thellë ekonomik jo vetëm për qytetin bregdetar po për të gjithë vendin
Nënshkrimi i marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” është finalizimi i i një rruge të gjatë pune voluminoze, në aspektin tekniko-ligjor, me një investitor të madh strategjik prestigji i të cilit është botërisht i njohur
#ShqipëriaEArdhmjaJonë
#TëBashkuarJoTëNdarë
#SkaKohëPërPushim.

Deklarata vjen një muaj pas miratimit me debate të projektligjit për projektin "Marina dhe Jahtet e Durrësit". Ky projekt parashikon ndërtimin e 12 mijë apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma. Projekti parashikon hapjen e 12 mijë vendeve të reja të punës dhe qeveria shqiptare ka 33.3% të pronësisë së portit. Por opozita dhe investigimet nga gazetarët dhe mediat kanë hedhur dyshime të forta për blerjen e apartamenteve nga të huajtë, faljen e tokës shtetërore për Alabbar. Nërkohë ky projekt po ngrihet me paratë e mafias të vendeve të tjera./Dosja.al

mohammed alabbar porti i durresit

Sondazh

Poll