Politike

Balla e pranon: McGonigal e kam takuar dhe unë përveç Ramës! Mund të jetë mbledhur me Opozitën gjithashtu, pyetini

Ai shtoi gjithashtu se me FBI-në kanë komunikuar së fundmi dhe lidhur me sulmet kibernetike dhe se nëse në të ardhmen ndonjë agjent arrestohet, nuk mund të fajësohet PS-ja. 

30 Janar 2023, 11:22 Nga F.M
Balla e pranon: McGonigal e kam takuar dhe unë përveç
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka pranuar se përveç kryeministrit Edi Rama, edhe ai vetë ka zhvilluar takime me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupit të PS-së, Balla tha se takimet nuk janë tregues për përfshirje në shkelje ligji. Ai shtoi gjithashtu se me FBI-në kanë komunikuar së fundmi dhe lidhur me sulmet kibernetike dhe se nëse në të ardhmen ndonjë agjent arrestohet, nuk mund të fajësohet PS-ja. 

"Kanë qenë takime të një bashkëpunimi, për aq kohë sa ka qenë në detyrë. Në këtë histori nuk ka çështje, këtë dua t'ja them çdo qytetari shqiptar. Në këtë histori nuk ka asnjë çështje, përsa kohë që bëhet fjalë për një takim në kuadër të shkëmbimi eksperiencash. Të gjithë e dimë se nuk ka skuadër më të specializuar për një krim apo korrupsion. Ne së fundmi kemi komunikuar për sulmet kibernetike, imagjinoni sikur një prej atyre të ketë nesër një problem me ligjin. Mund të ketë takuar dhe të Opozitës, nuk e di, pyesni,"- tha Balla. 

taulant balla grupi i ps 30 janar 2023

Sondazh

Poll