Politike

Kaos në seancë/ PS kërkon përjashtimin për 10 ditë të Sali Berishës dhe 4 deputetëve të tij, Kuvendi e miraton

Gjatë mbledhjes së sotme, Kuvendi vendosi të miratonte kërkesën e PS-së për përjashtimin me 10 ditë për deputetët, Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka.

27 Janar 2023, 10:13 Nga A.B
Kaos në seancë/ PS kërkon përjashtimin për 10 ditë
Kuvendi

TIRANË- Sot Kuvendi ka shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për masë disiplinore me përjashtim për 10 ditë nga Kuvendi për disa deputetë të Partisë Demokratike. Gjatë mbledhjes së sotme, Kuvendi vendosi të miratonte kërkesën e PS-së për përjashtimin me 10 ditë për deputetët, Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka. Dokumenti është firmosur nga 7 deputetë të Partisë Socialiste.

Kjo kërkesë vjen një ditë pas kaosit të krijuar në seancën plenare, ku opozita bllokoi foltoren dhe projektligjet u miratuan me shpejtësi nga mazhoranca. Po në atë seancë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca plenare kreun e PD-së, Sali Berisha.  

partia socialiste sali berisha flamur noka belind kellici edmond spaho edi paloka

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll