Politike

Rama në dosjen e ish zyrtarit të FBI, Bardhi: SPAK e ka për detyrë të nisë hetimin

Bardhi tha se Prokuroria ka nisur hetime për PD, pas një artikulli të publikuar në 'Mother Jones', referuar lobingut rus.

26 Janar 2023, 23:27 Nga F.M
Rama në dosjen e ish zyrtarit të FBI, Bardhi: SPAK e ka për
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se SPAK e ka për detyrë që të nisë një hetim për kryeministrin Edi Rama dhe lidhjen e tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI. I ftuar në 'Real Story', Bardhi tha se Prokuroria ka nisur hetime për PD, pas një artikulli të publikuar në 'Mother Jones', referuar lobingut rus. Ai shtoi më tej se SPAK duhet të marrë të dhëna dhe dosjen, pastaj se cili do jetë rezultati i hetimit, mbetet për t’u parë.

“S’kam bërë padi në SPAK, por që të regjistroj procedim penal duke kërkuar bashkëpunim me autoritetet në SHBA. SPAK e ka për detyrë që të nisë një proces të tillë, hetimi i prokurorisë së Tiranës për çështjen e lobimit rus, nisi bazuar në një shkrim të Mother Jones, doli artikulli, jepeshin disa fakte të paprovuara dhe prokuroria nisi mbi bazën e kësaj dhe vetë PD kërkoi që të niste hetim. Rama me 2 personazhe të tjerë që janë thjesht zëdhënës të Ramës i kanë kërkuar një zyrtari të FB të niste hetim nga një lobisti për partinë kundërshtare të Ramës që është PD, gjatë kësaj periudhe, zoti Neza i jep 225 mijë dollarë zyrtarit të lartë të FBI dhe ky urdhëron strukturat vartëse të tij të nisin hetim. Dhe zyra e kryeministrit nëpërmjet Nezës i vendos agjentit të FBI, merr të dhëna për kundërshtarin politik dhe ia ka vënë në dispozicion zyrtarit të lartë të FBI dhe ky konsiderohet korrupsion dhe SPAK ka për detyrë të nis një hetim, se cili do të jetë rezultati mbetet, por e ka bërë detyrë që të marrë të dhënat dhe dosjen”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll