Politike

14 maji, Bardhi: Mund të gjendet gjuha e përbashkët në PD, Kandidatët e bashkive s'janë shpallur non grata dhe s'kanë probleme me korrupsionin

Bardhi tha se përsa kohë kandidatët nuk janë të shpallur non-grata dhe nuk kanë probleme me korrupsionin, ai mund të bjerë dakort.

26 Janar 2023, 23:29 Nga F.M
14 maji, Bardhi: Mund të gjendet gjuha e përbashkët në PD,
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi nuk përjashtoi mundësinë e gjetjes së kandidatëve të përbashkët, mes dy grupeve të PD, për zgjedhjet lokale të 14 majit. I ftuar në 'Real Story', Bardhi tha se përsa kohë kandidatët nuk janë të shpallur non-grata dhe nuk kanë probleme me korrupsionin, ai mund të bjerë dakort.

“Ne u përpoqëm të ndërtonim një sistem bashkëpunimi mes demokratrëve. Unë kam bërë të qartë se nëse Berisha do ishte kandidat për kryeministër unë nuk do hyja kurrë në një proces të njëjtë. Kandidatët e bashkive as nuk janë shpallur non grata as nuk kanë probleme me korrupsionin që ne mos të gjejmë gjuhën e komunikimit”- tha Bardhi.

gazment bardhi sali berisha

Sondazh

Poll