26 Janar 2023, 23:18
Nga F.M
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i PD, Ervin Salianji tha ajo që ekziston mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal është një aferë korruptive miliona dollarëshe. I ftuar në Çim Peka Live, Salianji tha se shuma e 225 mijë dollarëve që përmendet në aktakuzën amerikane është vetëm shuma e kapur. Ai tha se ish-zyrtari i FBI kishte interesa biznesi me rusët e sanksionuar nga perëndimi dhe Edi Ramën në Shqipëri. Salianji nxori edhe shifrën e aferës Rama-McGonigal, e cila sipas tij arrin në 300 mln dollarë, vetëm për njërën nga kompanitë.
"Kjo është afera më e rëndë e kapur ndonjëherë në 32 vite. Për herë të parë në historinë botërore, atë që s'e bëjnë as rusët, as kinezët, kryeministri i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet mekanizmave korruptive arrin të ndikojë, i kapur nga institucionet e drjetësisë amerikane, si njeri që ka ndikuar nëpërmjet personave të tretë për interesa politike te drejtuesi, zyrtari më i lartë i FBI i arrestuar deri më sot dhe i nxjerrë për gjykim në të gjithë historinë e SHBA. Të gjitha mediat ndërkombëtare e kanë kthyer kryeministrin e Shqipërisë në targetin kryesor. 225 mijë dollarë janë të kapura, por këtu bëhet fjalë për miliona euro. Bëhet fjalë për minimalisht 300 milionë dollarë. Në aktakuzë thuhet se Personat A dhe B kishin interesa financiare. Unë si deputet shoh ça interesash mund të ketë, në biznesin e naftës. Sipas të dhënave të publikuara në media, McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare Law Office&Investigation aktualisht me aktivitet të pezulluar. Kjo kompani është themeluar nga Dizdari në vitin 2018. Në 2019 i shet aksionet për 3 dollarë te McGonigal, Rosini dhe Agron Neza. Shefqet Dizdari rezulton të jetë administrator i kompanisë Trans Oil dhe Terra Oil Swiss, e kthyer tani. Kjo kompani rezulton që në 2018, pasi është bërë takimi në 9 shtator 2017, është shpallur fituese e koncesionit në tre fusha naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë. Këto tre fusha naftëmbajtëse, përzgjedhja e kësaj kompanie u bë në shkelje të barazisë në tendera nga Gjiknuri, duke rrezikuar t'i shkaktojë vendit një dëm 300 mln dollarë. Edi Rama ka minuar demokracinë duke sulmuar kundërshtarët politikë. Jemi në kushtet kur Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet. Drejtësia nëse ka 1% drejtësi duhet të nisë hetim për të lidhur të gjithë elementët që mjafton me një kërkim të thjeshtë në rrjet që të kuptohet që bëhet për 300 mln dollarë minimalisht vetëm tek një kompani", u shpreh Salianji.
ervin salianji edi rama charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal
Politike
26 Janar 2023, 22:37
F.M
Christiane Hohmann
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Europian Christiane Hohmann ka deklaruar se BE ia ka caktuar Shqipërisë 'vijat e kuqe' p&...
Politike
26 Janar 2023, 22:34
F.M
Christine Hohmann
TIRANË- Bashkimi Evropian nuk do t'i japë më shumë se 100 milionë euro finde Shqipërisë. Ambasadorja e...
Politike
26 Janar 2023, 22:32
F.M
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka publikuar nj&e...
Politike
26 Janar 2023, 22:27
F.M
Ilir Beqaj
TIRANË- Ilir Beqaj, drejtori aktual i agjencisë së për menaxhimin e fondeve të donatorëve dhe ish-ministër i ...
Politike
26 Janar 2023, 22:15
F.M
Christiane Hohmann dhe Erla Mëhili
TIRANË- Ambasadorja e BE Christiane Hohmann ka hedhur poshtë zërat se shumë shpejt Bashkimi Eur...
Politike
26 Janar 2023, 22:10
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGo...
Politike
26 Janar 2023, 22:08
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur me ultimatume për Opozitën. I ftuar në "Open", Berisha tha s...
Politike
26 Janar 2023, 21:42
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazmnet Bardhi e konsideon të dështuar nismën e kolegut të tij Ervin Sa...
Politike
26 Janar 2023, 21:39
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli sot për lidhjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI Charles McGonigal me kryeminis...
Politike
26 Janar 2023, 21:33
F.M
Edi Rama dhe Louis Bladel.
TIRANË- Charles McGonigal nuk është ish-agjenti i vetëm që ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Ram...