Politike

Përgjimet e reja të 21 Janarit/ Berisha: Krijesë e Ardi Veliut, ka teknika për zërin sot

Berisha tha gjithashtu se mazhoranca i përdor të ndjerët e protestës vetëm për qëllime politike, pasi sipas tij hetimi nuk ka pasur pengesa.

26 Janar 2023, 23:32 Nga F.M
Përgjimet e reja të 21 Janarit/ Berisha: Krijesë e Ardi Veliut,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me transkriptet e dala së fundmi nga gazetari Artan Hoxha në lidhje me komunikimin e Gardës së republikës gjatë protestës së 21 janarit 2011. I ftuar në studion e emisionit “Open”, Berisha deklaroi se gjithçka është një krijim i ish-kreut të Policisë Ardi Veliut, ndërsa shtoi se sot ka teknika që mund të krijojnë zërin e kujtdo. Berisha tha gjithashtu se mazhoranca i përdor të ndjerët e protestës vetëm për qëllime politike, pasi sipas tij hetimi nuk ka pasur pengesa.

“U tha që është audio pa e dëgjuar publiku. Ai është një transkript që shkruhet si të duash. Pse Ardi Veliu ka një teknikë të krijimit të zërit, a doni t’ua jap këtu? Duket se zëri nuk u ka dalë dot, se gjë më qesharake se të paraqesësh atë. Të thonë që ka audio kur nuk ka zë është e turpshme. Kur të dalë nuk ka asnjë kredibilitet më, sepse duhet të dilte me transkriptin. Krijohet zëri i kujt të duash. Zëri që ti nuk e dikton dot, sot ka teknika. Do thuash pse Ardi Veliu, dy skena të keni parasysh. Anila Hoxha po ndiqte një herë një zhvillim te Mali me gropa dhe desh e hodhi polici te gremina, kujtoni kur u kap Klement Balili, ky që servirte shkrimin për audio raportonte nga makina e tij takimin e Veliut me Balilin. Ky është një njeri i shumë përdorur. Nëse e ke zërin e merr e dërgon në SPAK, ministri çfarë tha. SPAK të verifikojë është apo jo e vërtetë. E kuptoni ju ku është ky? Jam pro për çdo hetim, nuk ka pasur pengesa, po këtyre u duhen të ndjerët kur u leverdisin për qëllime politike. Personi që ka fshirë serverin e kanë marrë dhe e kanë nxjerrë të pafajshëm”, tha ai.

sali berisha pergjimet e 21 janarit

Sondazh

Poll