Politike

Bardhi: Ka deputetë që dje e quanin ‘vrasës’, sot janë krah Berishës. E bëjnë për karrierën e tyre personale në politikë

Sipas tij, ata kanë ndryshuar qëndrim, pa iu dhënë një shpjegim elektoratit.

26 Janar 2023, 23:28 Nga F.M
Bardhi: Ka deputetë që dje e quanin ‘vrasës’, sot
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se në PD ka deputetë që kryedemokratin Sali Berisha e kanë qujatur vrasës dhe më pas e kanë mbështetur. I ftuar në "Real Story", Bardhi tha se këtë gjë, ata e bëjnë për të bërë karrierë personale në PD. Sipas tij, ata kanë ndryshuar qëndrim, pa iu dhënë një shpjegim elektoratit.

“Ka përpjekje të grupit të Berishë për joshur deputet nga grupi tjetër. Por ato kanë refuzuar se pavarësisht joshjes kanë zgjedhur parimet. Ke kolegë që sot janë në një qëndrim dhe befas shkojnë te Berisha, ti humb besimin, ke proces verbale, që deputet që sot janë krah Berishës, ato e quanin Berishës vrasës dhe sot janë krah tij, vetëm se duan të sigurojnë karrierën politike, ne nuk kemi hyrë në politik për të siguruar karrierën tonë politike”, tha Bardhi.

gazment bardhi sali berisha

Sondazh

Poll