Politike

Bardhi i nxjerr videon Ramës: Ja si gënjeve. Ndërmjetësi yt pagoi 225 mijë dollarë, të vërtetën e ke në vendimin e drejtësisë amerikane

Sipas Bardhit, Rama duhet të ndalojë së gënjyeri.

26 Janar 2023, 23:33 Nga F.M
Bardhi i nxjerr videon Ramës: Ja si gënjeve. Ndërmjetësi yt
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili shprehet se akuzat në dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal nuk kanë lidhje me të. Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se këtë gjë e thotë mjaft qartë vendimi i drejtësisë amerikane. Sipas Bardhit, Rama duhet të ndalojë së gënjyeri.

Statusi i plotë:

Boll u fshehe me përdridhje dhe gënjështra! Të vërtetën e ke në vendimin e drejtësisë amerikane. Ndërmjetësi yt pagojë 225 mijë dollarë, mori informacione të rreme nga zyra jote dhe zyrtari i korruptuar i FBI, i lidhur me interesa ruse, u përdor për të goditur e sajuar rrethana nga kundërshtarët e tu politikë. Ky quhet korrupsion dhe pastrim parash. Nuk e fsheh dot të vërtetën, siç je fshehur vetë.

Vetëm tre ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

gazment bardhi edi rama charles mcgonigal

Sondazh

Poll