26 Janar 2023, 23:44
Nga F.M
Christiane Hohmann
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Christiane Hohmann, ka folur lidhur me takimin që ka pasur me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Në një intervistën e saj për Euronews Albania, Hohmann shprehu bindje për ashpërsimin e luftës ndaj pandëshkueshmërisë. Ajo tha se bashkë me Dumanin kanë diskutuar për çështje të bujshme që janë hapur dhe se asgjë nuk do të mbyllet pa ndëshkim.
"Korrupsioni është krim, pavarësisht kush e kryen. Askush nuk duhet të jetë jashtë sistemit gjyqësor. Nuk ka rëndësi rangu apo pozita e personit. Nëse kryen krimin e korrupsionit, duhet të përgjigjesh në gjykatë. Kjo është e rëndësishme. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Ky është parimi bazë i drejtësisë në sistemin tonë. Ne bashkëpunojmë ngushtësisht me investigimin dhe e ndihmojmë SPAK-un të ndërtojë kapacitetet investigative dhe të përmirësojë punën, pasi është një strukturë e ndërtuar rishtas. Kjo ka të bëjë, siç e thashë më parë, edhe me krijimin e historikut. Kemi pasur disa çështje të bujshme që janë hapur, por duhet të sigurohemi që nuk mbaron këtu. Pra, sërish duhet të përqendrohemi te problemi i korrupsionit, te trafiku i influences dhe jo të gjykojmë nëse është një figurë e lartë politike apo jo aq i rëndësishëm sa duhet. Korrupsioni është krim dhe duhet çrrënjosur. Prandaj na duhet SPAK-u dhe gjyqësori në tërësi për ta luftuar. Nuk më takon mua ta them pasi gjyqësori është i pavarur nga influencat politike dhe nga ne. Kjo është detyrë e prokurorëve që punojnë në SPAK të trajtojnë çështjet, ndaj nuk do t’ju them të hetojnë këtë apo atë. Nuk është puna jonë. Por në dy vjet e gjysmë ekzistencë ka pasur një ndikim shumë të madh. Është një institucion shumë i ri dhe tani duhet forcuar dhe siç e dini BKH, struktura hetimore, është ende në ndërtim. Duhet të ketë më shumë efikasitet dhe këtu presim që të forcohen dhe të përmirësojnë krijimin e historikut duke bërë më shumë”, nënvizoi Hohmann.
christiane hohmann altin dumani
Politike
26 Janar 2023, 23:33
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili shprehet s...
Politike
26 Janar 2023, 23:32
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me transkriptet e dala së fundmi nga gazetari Ar...
Politike
26 Janar 2023, 23:29
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi nuk përjashtoi mundësinë e gjetjes së kandidatë...
Politike
26 Janar 2023, 23:28
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se do të tërhiqej nga politika nëse kryedemokrat...
Politike
26 Janar 2023, 23:28
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se në PD ka deputetë që kryedemokratin Sali Berisha e ka...
Politike
26 Janar 2023, 23:27
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se SPAK e ka për detyrë që të nisë një h...
Politike
26 Janar 2023, 23:20
F.M
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi shkruan në një status në Facebook se me motive të...
Politike
26 Janar 2023, 23:18
F.M
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i PD, Ervin Salianji tha ajo që ekziston mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentit të FBI-së Charles ...
Politike
26 Janar 2023, 22:37
F.M
Christiane Hohmann
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Europian Christiane Hohmann ka deklaruar se BE ia ka caktuar Shqipërisë 'vijat e kuqe' p&...
Politike
26 Janar 2023, 22:34
F.M
Christine Hohmann
TIRANË- Bashkimi Evropian nuk do t'i japë më shumë se 100 milionë euro finde Shqipërisë. Ambasadorja e...