Politike

"Ç'mendim keni për audiopërgjimet?"/ Gjiknuri ngacmohet nga gazetari: Pasurova fjalorin e politikës me fjalën "tërmet", tani e përdor dhe Berisha

Gjiknuri u shpreh se për 'dosjen 184' iu është nënshtruar hetimit të plotë nga drejtësia e në fund ka rezultuar se nuk ka kryer asnjë vepër penale.

25 Janar 2023, 10:24 Nga A.B
"Ç'mendim keni për audiopërgjimet?"/ Gjiknuri
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Giknuri u pyet nga gazetari Andon Kello për përgjimet e 'dosjes 184' për vjedhjen e votës, ku ai del duke thënë “Do e bëjmë tërmet”. Kjo pyetje, u cilësua nga Gjiknuri si provokim, mirëpo në fund ai e dha një përgjigje.

Ai u shpreh se ai iu është nënshtruar hetimit të plotë nga drejtësia e në fund ka rezultuar se nuk ka kryer asnjë vepër penale. Për sa i përket fjalës tërmet, Gjiknuri tha se ajo fjalë është përdorur si metaforë, e sipas tij, ka bërë pasurim të fjalorit politike, pasi po përdoret edhe nga kundërshtarët, duke pëmendur Sali Berishën. 

Pyetja: A e keni dëgjuar audiopërgjimin, se atë në Dibër e kemi dëgjuar?

Damian Gjiknuri: Audio përgjimi është bërë publik dhe është zbardhur. Sa i përket provokimit që bëtë, unë i jam nënshtruar hetimit të plotë nga drejtësia dhe doli që asgjë nga ato që thuhet nuk përbëjnë vepër penale. Fjala tërmet është metaforë që e përdor Sali Berisha dhe e përdorin të gjithë. Unë re thoja në privat, Berisha dhe të tjerët e përdorin në publik. Më vjen mirë që pasurova fjalorin politik me një fjalë që nuk kishte asnjë ngjyrim tjetër..

damian gjiknuri sali berisha

Sondazh

Poll