Politike

Agron Gjekmarkaj i zë vendin e Grida Dumës në Komisionin për Politikën e Jashtme

Sipas një projekt vendimi, postin e anëtarit të PD në Komision e zë deputeti Agron Gjekmarkaj

25 Janar 2023, 09:33 Nga A.B
Agron Gjekmarkaj i zë vendin e Grida Dumës në Komisionin për
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Me largimin e Grida Dumës nga politika, posti në Komisionin për politikën e jashtme mbeti bosh. Mirëpo, sipas një projekt vendimi, postin e anëtarit të PD në Komision e zë deputeti Agron Gjekmarkaj. Kuvendi i Shqipërisë vendosi që Gjekmarkaj të marrë këtë post. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. 

VENDIMI:

PROJEKT-VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 69/2021 “PËR CAKTIMIN E ANËTARËSISË SË KOMISIONEVE TË PËRHERSHME TË KUVENDIT”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, të neneve 21 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit,me propozim te Grupit Paralametar të Partisë Demokratike,

K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

I. Në pikën I të vendimit nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar, bëhet ky ndryshim:

“Deputeti z. Agron Gjekmarkaj caktohet anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme”

 II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

grida duma agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll