24 Janar 2023, 23:30
Nga F.M
Spartak Braho
TIRANË- Ish-deputeti i PS-së Spartak Braho ka folur për arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama. I ftuar në “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço në News24, Braho tha se nëse akuzat ndaj McGonigal vërtetohen do të dënohet me 80 vite burg. Për Ramën tha se duhet të dorëhiqet, pasi nga pikëpamja morale është i ngarkuar me përgjegjësi.
“Në thellësi të akuzave nuk futemi dot, do të flasim për jehonën e këtij lajmi. Akuzat kanë sjellë arrestimin e një prej drejtuesve të Shërbimeve Sekrete Amerikane janë të rënda, shumë të rënda. Sipas llogaritjeve që bëhen, nëse ato vërtetohen, atij i bie të dënohet rreth 80 vjet burg. Ajo që ka rëndësi dhe na imponon në këtë çështjes është se një pjesë e veprimtarisë së tij shtrihet dhe në Shqipëri. Ai ka pasur kontakte dhe me drejtues kryesorë të shtetit shqiptar, deri dhe me kryeministrin Rama. Fjala është që ai ka ardhur për të kryer operacione tregtie me ndihmën e një personi që quhet Agron Neza. Personi A është një tropojan, ish-oficer sigurimi. Është larguar në Amerikë në vitet ‘91, i natyralizuar dhe me sa duket ‘personi A’ ka pasur një lidhje këtu që është ‘personi B’. Personi B është Dorian Duçka, djali i tezes i një personi të njohur që është aktualisht kryetar partie. Është marrë me biznese vazhdimisht. Nuk ka ndonjë gjë të keqe në këtë mes. I opozitës është. E merr vesh se çfarë bëhet këtu, djali i tezes së një kryetari të opozitës është këshilltari i shefit të maxhorancës?! Çështje interesash është”, tha Braho.
Çfarë ndodhi sot?
Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë lidhur me prangosjen e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së që është nën akuzë për korrupsion. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me Ramën. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.
spartak braho charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal
Politike
24 Janar 2023, 23:27
F.M
Keida Kostreci
TIRANË- Gazetarja e Zërit të Amerikës, Keida Kostreci tha se aktakuza ndaj ish-zyrtarit të FBI Charles McGonig...
Politike
24 Janar 2023, 23:17
F.M
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka komentuar dosjen e ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal. I ftuar n...
Politike
24 Janar 2023, 23:01
F.M
Mark Thomas Rossini, Sali Berisha dhe Vladimir Putin
TIRANË- Mark Thomas Rossini është ortaku tjetër i ish-agjentit të FBI-së...
Politike
24 Janar 2023, 22:42
F.M
Artan Lame
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame u ka tërhequr vëmendjen të gjithë drejtorë...
Politike
24 Janar 2023, 22:12
a.l
Flutura Açka
TIRANË- Deputetja e PD-së Flutura Açka ka reagur lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-s&eum...
Politike
24 Janar 2023, 21:08
a.l
McGonigal dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama regaoi sot pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles Mc...
Politike
24 Janar 2023, 20:49
a.l
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, ku u z...
Politike
24 Janar 2023, 20:57
F.M
Edi Rama dhe Agron Nezaj
TIRANË- Dosja.al ka siguruar foton ku kryeministri Edi Rama shihet të ketë pozuar krah Agron Nezajt, njeriut që...
Politike
24 Janar 2023, 20:54
k.m.
Flutura Açka dhe Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa arsyen përse e quajti kolegen e saj demokrate, Flutura ...
Politike
24 Janar 2023, 20:13
k.m.
Edi Rama dhe Genc Sejko
TIRANË- Liri e fjalës, por me limit! Këtë mësim duhet ta ketë marrë aktivisti Genc Sejko, i cili...