Politike

Shehaj: Çmenduri! Rama donte ta vendoste ish-agentin e FBI në krye të strategjisë Antikorrupsion

Shehaj tregon se çfarë vendimi kishte marrë Rama.

24 Janar 2023, 23:17 Nga F.M
Shehaj: Çmenduri! Rama donte ta vendoste ish-agentin e FBI në krye
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka komentuar dosjen e ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal. I ftuar në "Euronews", Shehaj tregoi se Rama donte ta vendoste ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal në krye të strategjisë Antikorrupsion.

“Këtë zotërinë donin ta vendosnin në krye të strategjisë antikorrupsion, kjo është çmenduri. Pasi i kanë dhënë lekë, donin ta vinin edhe në krye të strategjisë antikorrupsion. Imagjinoni çfarë është bërë në këtë vend me zyrtarët që kanë ardhur. Kur Rama ka arritur deri këtu, mund të ketë bërë gjithçka dhe është në gjendje të bëjë gjithçka”, tha Shehaj.

Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë lidhur me prangosjen e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së që është nën akuzë për korrupsion. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me Ramën. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.

agron shehaj edi rama charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll