Politike

Provat e reja për '21 Janarin'/ Gjiknuri: Ne nuk e kemi materialin origjinal, urdhëri për të hapur zjarr u dha nga lart

Gjiknuri kërkoi që SPAK të nisë hetimet. 

25 Janar 2023, 10:17 Nga A.B
Provat e reja për '21 Janarin'/ Gjiknuri: Ne nuk e kemi
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi sot përballë mediave se PS nuk ka ende materialin origjinal për '21 janarin'. Ai u shpreh se urdhëri për të hapur zjarr ndaj protestuesve u dha nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Duke akuzuar këta të fundit, Gjiknuri kërkoi që SPAK të nisë hetimet. 

'Nuk e kemi materialin origjinal, por bazuar në faktet e reja, ne kuptojmë zinxhirin e vendimmarrjes në këtë zinxhir shtetëror. Këtu del një fakt, urdhëri nga lart për të hapur zjarr. Ka dy eprorë, ish-ministri dhe ish-kryeministri. Këtë duhet ta zgjidhin me njëri-tjetrin.'- tha Gjiknuri.

Por çfarë ndodhi atë ditë?  

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

damian gjiknuri hetimet per 21 janarin

Sondazh

Poll