Politike

'21 Janari'/ Gjiknuri: Përfshirja e Bashës rezulton e provuar, zbatoi urdhërin e Berishës! SPAK të veprojë

Duke kërkuar që SPAK të nisë hetimet, Gjiknuri tha se përfshirja e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës është shumë e qartë. 

25 Janar 2023, 10:12 Nga A.B
'21 Janari'/ Gjiknuri: Përfshirja e Bashës rezulton e
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri doli ditën e sotme në një konferencë për mediat për të komentuar hetimet mbi '21 janarin'. Gjiknuri u shpreh se faktet që kanë dalë nga audiopërgjimi që përflitet në media, tregon se vrasjet janë kryer me dashje dhe jo nga pakujdesia. Duke kërkuar që SPAK të nisë hetimet, Gjiknuri tha se përfshirja e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës është shumë e qartë. 

'Sot bëhen 5 ditë që opinioni publik u njoh me fakte të reja. Përmban të dhëna për fakte të reja që nuk i janë nënshtruar ndonjëherë hetimeve. Dallohet qartë se janë dhënë urdhëra. Faktorët janë në audio se vrasjet janë kryer me dashje dhe jo nga pakujdesia. Përfshirja e Bashës rezulton e provuar, krijon dyshime se ndërhyrja e tij është bërë me porosi për të zbatuar urdhërin e Berishës. 

Provat e reja janë vendimtare. PS kërkon nga Prokuroria që të nisë hetimet. Duhet të zbulohet se përse Berisha dhe Basha ishin në krye të gardës, duhet zbuluar se kush e inskenoi planin, kush fshiu serverin e kryeministrisë me pamjet e kamerave. Për 12 vjet kemi mirëkuptuar këdo që gishtin e ka drejtuar edhe nga PS. Të dyshuarit kanë emra dhe mbiemra konkret, duhet vepruar tani.'- tha Gjiknuri.

Por çfarë ndodhi atë ditë?  

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

damian gjiknuri pergjimet e 21 janarit

Sondazh

Poll