Politike

Lidhja Rama-McGonigal/ DASH: Dokumentet janë publike, asnjë fjalë për çështjet që janë nën hetim

Në përgjigjen zyrtare, Departamenti nënvizon se nuk mund të bëjë publike detaje mbi hetime që janë në zhvillim e sipër.

24 Janar 2023, 23:52 Nga DOSJA
Lidhja Rama-McGonigal/ DASH: Dokumentet janë publike, asnjë fjalë
DASH

TIRANË- Departmaneti Amerikan i Shtetit (DASH) nuk jep asnjë koment mbi arrestimin e akuzat që rëndojnë mbi ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Vizion Plus iu drejtua Departamentit të Drejtësisë në SHBA, për të mësuar më shumë mbi raportet e tij me Shqipërinë. Në përgjigjen zyrtare, Departamenti nënvizon se nuk mund të bëjë publike detaje mbi hetime që janë në zhvillim e sipër.

“Në praktikën e tij, Departamenti i Drejtësisë nuk komenton në lidhje me një çështje aktive gjyqësore apo për komunikimet me qeveri të tjera për rastet hetimore. Kësisoj, edhe për pyetjet në fjalë nuk mund të ketë një përgjigje tjetër përveç dokumentave që tashmë janë publike”. – thuhet ne reagim.

Çfarë ndodhi sot?

Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë lidhur me prangosjen e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së që është nën akuzë për korrupsion. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me Ramën. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.

departamenti amerikan i shtetit charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll