Politike

"Del një tropojan bën pagesa..."/ Gjiknuri: Qesharake, Rama s'ka faj për takimet me zyrtarin e FBI, ai theu besimin e SHBA, s'ka lidhje me ne! 

Sipas PS, problemi lidhet me zbatimin e detyrës nga një zyrtar amerikan dhe jo nga takimet e tij me kryeministrin Edi Rama apo dy personat A dhe B, që në aktakuzë rezultojnë si lidhje të afërta të qeverisë shqiptare. 

25 Janar 2023, 10:16 Nga f.g
"Del një tropojan bën pagesa..."/ Gjiknuri: Qesharake, Rama
Damian Gjiknuri, sekretar i Pergjithshem i PS

TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri e quajti ekzagjerim dhe skenar filmi çështjen e arrestimit të ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama. I pyetur sot nga gazetari Muhamed Veliu, Gjiknuri pranoi se McGonigal ishte një zyrtar i nivelit të lartë në FBI, por mohoi që paratë të jenë dhënë për të hetuar Nick Muzin dhe dosjen hetimore në SHBA për lobimin e PD me para ruse. Gjiknuri nisi me një shpjegim së pari për hierarkinë e krimeve, ku sipas tij në majë qëndron "21 Janari" dhe vrasja e 4 qytetarëve dhe më pas të tjerat. Sipas PS, problemi lidhet me zbatimin e detyrës nga një zyrtar amerikan dhe jo nga takimet e tij me kryeministrin Edi Rama apo dy personat A dhe B, që në aktakuzë rezultojnë si lidhje të afërta të qeverisë shqiptare. 

Pyetje: Arrestimi i MCgonigal ka një prapaskenë tjetër me paratë që ka marrë, paratë janë paguar që zyrtari i FBI të zhvillonte veprime ndaj kompanisë së Nick Muzin. Do doja një koment tuajin?

Përgjigje: Kjo nuk ka lidhje me konferencën, por nisur nga dokumenti që del. Së pari, kjo është tymnajë e fortë e ngritur nga opozita për të sfumuar 21 janarin dhe faktet e reja që kanë. Kjo është mëse e kuptueshme, kjo kuptohet nga gjasme që ngrihet një alibi. Nuk ka krim më të rëndë në hierarkinë e krimeve, sesa vrasja e qytetarëve, në disa vende quhet edhe genocid.

Zyrtari në fjalë, zyrtar shumë i lartë, drejtues i zyrës së Nju York, që mbulon një territor të gjerë, duhet të dini që Nju Jorku ka 50-60% të transaksioneve botërore. Ai ishte shumë i rëndësishëm. Ai akuzohet për lidhje të tij me pagesa të një oligarku rus. Ngjarjet që përmenden, nuk faktojnë krime të kryera nga autoritete shqiptare. Por ka patur një thyerje të etikës dhe besimit për kontaktet që ka bërë.

Për Nick Muzin, rasti i tij është tjetër. I është nënshtruar drejtësisë amerikane dhe askush se ka hedhur poshtë që paratë janë ruse. Ka dokumente zyrtare. PD e asaj kohe ka përfituar para ruse. Askush se mohon këtë. Në vetvete, problemi ka të bëjë me sesa drejt e ka zbatuar detyrën një zyrtar amerikan dhe jo me kontaktet me Shqipërinë. Ka lidhje që s'ka deklaruar takimet? Po për këtë s'ka faj kryeministri, se si të rrinte ai pa takuar një zyrtar të lartë të FBI? Kuptoni diçka, për SHBA ky lajm ka rëndësi sepse cënohet autoriteti i FBI, por s'ka lidhje me Shqipërinë. Mos e bëni si Berisha se del një nga Tropoja, mik i Hajdarit dhe Berishës dhe ky lëvizka të gjithë çështjen e Muzin dhe historia kthehet në qesharake. Doli tani kushëriri i Besnik Mustafajt dhe gjithë ky komplot u bëka nga zyra e Edi Ramës. Këto janë histori qesharake, se nuk e bëjnë as bukur. Marrin Sami Amenin dhe ia vene Daniel Craig. Unë kam një shpjegim psikologjik, Berisha nga rusofil kthehet në rusofob. Kështu e ka bërë gjithmonë.

Reagimi i Gjiknurit vjen një ditë pas publikimit të dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të./Dosja.al

damian gjiknuri edi rama arrestohet charles mcgonigal charles mcgonigal

Sondazh

Poll