Sport

Messi në mëdyshje për të qëndruar tek PSG… Barça e pret pas dere!

Me këtë në mendje, Messi supozohet se është i shqetësuar për të ardhmen e tij në Paris dhe ish-klubi i tij Barcelona është shfaqur sërish për ta marrë atë. Sipas MARCA, 35-vjeçari pritej të nënshkruante një marrëveshje të re me PSG-në, por që nga ajo kohë që u përfol ai duket sikur po heziton dhe po shqyrton të ardhmen e tij në Francë.

24 Janar 2023, 22:30 Nga DOSJA
Messi në mëdyshje për të qëndruar tek PSG…

SPANJE - Sulmuesi i PSG-së, Lionel Messi, po shqyrton të ardhmen e tij në Francë dhe ka shqetësime për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re me kampionët e Ligue 1, sipas mediave spanjolle. Marrëveshja aktuale e yllit argjentinas në Parc des Princes skadon në verë - pasi ra dakord për një kontratë dyvjeçare në vitin 2021 - dhe ende nuk ka përparim në bisedimet e zgjatjes.

Me këtë në mendje, Messi supozohet se është i shqetësuar për të ardhmen e tij në Paris dhe ish-klubi i tij Barcelona është shfaqur sërish për ta marrë atë. Sipas MARCA, 35-vjeçari pritej të nënshkruante një marrëveshje të re me PSG-në, por që nga ajo kohë që u përfol ai duket sikur po heziton dhe po shqyrton të ardhmen e tij në Francë.

Burimi që është prononcuar për mediat spanjolle pretendon se fitimi i Kupës së Botës ishte aspirata për Messin në vitet e fundit dhe, tani që ka përfunduar, ai është më pak i shqetësuar për fitimin e titujve vendas.

Barcelona ishte e njohur si shtëpia e Messit për më shumë se një dekadë dhe kjo mund të jetë një faktor motivues për sulmuesin për të orkestruar një rikthim në Spanjë.

Klube të tjera të interesuara përfshijnë skuadrën e MLS, Inter Miami, Newell's Old Boys dhe madje edhe Al-Hilal - kundër të cilëve Messi luajti pak ditë më pare në ndeshjen miqësore në Riad.

Në fillim të këtij muaji, trajneri i Inter Miami, Phil Neville refuzoi të përjashtonte një lëvizje të bujshme për të sjellë fituesin e Kupës së Botës Lionel Messi në Major League Soccer.

“Ne duam të sjellim lojtarët më të mirë në botë në këtë klub dhe ai është ndoshta lojtari më i mirë, kështu që për ne peisazhi nuk ka ndryshuar aspak”, tha Neville.

“Me çdo marrëveshje për çdo lojtarë të atij niveli, është e komplikuar. Duhet kohë.'

Miami dhe Messi dukeshin afër një marrëveshjeje vitin e kaluar - siç raportoi Sportsmail më 27 nëntor - por heroi i Argjentinës ishte prirur drejt një zgjatjeje në Paris pasi luajti në Kupën e Botës në Katar.

Messi u detyrua të largohej nga Barcelona në vitin 2021 pasi kufizimet financiare bënë që ata të mos ishin më në gjendje të paguanin pagat e e larta të sulmuesit argjentinas.

Që atëherë, ai ka shënuar 24 gola në 55 paraqitje për skuadrën franceze PSG dhe tashmë ka fituar një titull të Ligue 1.

Paraqitja e tij më e fundit kur arriti të shënojë ishte në fitoren 5-4 miqësore që u luajt në Arabinë Saudite kundër 11-shes së All-Star-it saudit - me Cristiano Ronaldo-n që debutoi me skuadrën e tij të re arabe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll