Sport

Pasi i tha lamtumirë futbollit, Gareth Bale i kthehet golfit, do marrë pjesë në një turne

Anësori uellsian Gareth Bale njoftoi në Instagram të martën se do të marrë pjesë në një turne golfi së bashku me lojtarë profesionistë më 30 janar.

24 Janar 2023, 19:07 Nga DOSJA

Pasi i tha lamtumirë futbollit, Gareth Bale i kthehet golfit, do marrë

ANGLI - Vetëm dy javë pasi shpalli fundin e karrierës së tij futbollistike, anësori uellsian njoftoi në Instagram të marten, se do të merrte pjesë në një turne golfi, së bashku me lojtarë profesionistë nga 30 janari.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se do të marr pjesë në AT&T Pebble Beach Pro-Am në fillim të muajit të ardhshëm! Shkojmë!” - shkruan ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gareth Bale (@garethbale11)

Golashënuesi më i mirë në historinë e Uellsit, i cili tashmë ka marrë pjesë në këtë lloj turneu mes profesionistëve dhe amatorëve, nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për golfin, gjë që e ka sjellë disa tallje, veçanërisht nga ana e ndjekësve të Realit kur performance e tij ishte në rënie.

Lojtari madje qeshi vetë me këtë situatë në vitin 2019, pasi Uellsi u kualifikua në Euro 2020. Ai pozoi në mënyrë qesharake përpara një flamuri të Uellsit mbi të cilin lexohej "Uells, Golf, Madrid, në atë mënyrë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll