Sport

Ten Haag vazhdon të fitojë mbi ‘Djajtë e Kuq’: ja bëma e fundit e trajnerit holandez…

Sprajti iu dha secilit prej lojtarëve të Man.United pas ndeshjes me Crystal Palace

24 Janar 2023, 22:26 Nga DOSJA
Ten Haag vazhdon të fitojë mbi ‘Djajtë e Kuq’: ja

ANGLI - Në futboll, si në jetë, detajet e vogla janë të rëndësishme, kur ideja është të lini një përshtypje të mirë. Erik Ten Haag e ndoqi këtë parim edhe javën e kaluar, pas barazimit zhgënjyes të Manchester United jashtë shtëpisë kundër Crystal Palace (1-1). Trajneri holandez kishte vendosur t’i ndihmonte lojtarët e tij kur të vinte koha për t'u kthyer në shtëpi, duke u ofruar secilit prej tyre nga një sprajt për heqjen e akullit nga xhamat e makinave, sipas 'The Times'.

Gjithçka sepse, në momentin kur mbërritën në Mançester (1:30 e mëngjesit), termometrat tregonin temperatura negative dhe xhamat e makinave ishin të mbuluara me një shtresë të konsiderueshme akulli. Pra, për të përshpejtuar procesin e shkrirjes dhe për t'u kthyer në shtëpi, pas një nate që nuk shkoi mire, të gjithë morën një kuti sprajti gjatë daljes nga avioni, gjë që i lejoi ata ta zgjidhnin problemin shpejt.

Ky është një nga disa detaje që thekson ‘The Times’ në qasjen e re të trajnerit të United. Po atë natë, për shembull, klubi kishte në gatishmëri dy autobusë, njëri në aeroportin e Liverpoolit dhe tjetri në aeroportin e East Midlands, për çdo rast emergjent.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll