Sport

Lufta në Ukrainë, UEFA edhe një ‘grusht’ tjetër Rusisë…

Përpos ndalimit të ekipeve ruse në turnetë europiane, qeveria e futbollit kontinental ndryshon edhe vendin e Superkupës së Europës

24 Janar 2023, 18:45 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, UEFA edhe një ‘grusht’ tjetër

ZVICER - Gati edhe për një sanksion të ri për Rusinë nga UEFA. Pas vazhdimit të luftës në Ukrainë, raporton Sky News, klubet ruse të futbollit janë të destinuara të mbeten të përjashtuara nga të gjitha garat evropiane. Jo vetëm. 

Do të ndryshojë edhe vendi i finales së Superkupës së Europës, mes fituesve të Champions League dhe atij të Europa League, që fillimisht ishte menduar të zhvillohej gushtin e ardhshëm në Kazan të Rusisë. Kujtojmë se më 28 shkurt 2022, UEFA dhe FIFA pezulluan klubet ruse nga pjesëmarrja e tyre në garat ndërkombëtare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll