Sport

VIDEO/ Pas vdekjes së Viallit, flet edhe ish-portieri Sebastian Frey: “Shpresoj të jetë vetëm zhurmë, thashetheme!”...

“Sot kur sheh ish-lojtarët të largohen kaq të rinj, sepse në moshën 50-vjeçare nuk je i vjetër, je akoma i ri, të dhemb vërtet zemra, të dhemb shumë”

24 Janar 2023, 19:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Pas vdekjes së Viallit, flet edhe ish-portieri Sebastian Frey:

FRANCE - Vdekjet e fundit të Viallit dhe Mihajlovic, kanë ngritur pikëpyetje rreth dopingut në Serinë A në vitet 1980-1990. Ish-portieri Sébastien Frey pyet veten dhe shpreson, se të gjitha sa thuhet të jenë vetëm thashethemet të pabaza.

Si një lojtar i Serisë A nga 1998 deri në 2013, lidhur me çështjen, e cila ka hapur mjaft diskutime, ai shprehet: “Vdekja e Viallit? Tashmë, për të filluar, ndjej shumë zhgënjim. Ne e kujtojmë me respekt lojtarin. Unë, mendoj se ata do ta kujtojmë njeriun që ishte dhe nga çdo këndvështrim, i jashtëzakonshëm. Dua të kujtoj edhe Mihajloviçin. Por, nëse do të shkojmë pak më tej, Borgonovo, sklerozë e shumëfishtë. Signorini, po ashtu sklerozë e shumëfishtë gjithashtu. 

Sot me të drejtë lind një pyetje dhe ka lojtarë, si Dino Baggio, që kanë ndërhyrë. Ata thanë: “Vërtet, sot jemi pak të frikësuar, se nuk e dimë se çfarë na kanë dhënë, qoftë në pije, në infuzione”. Pra  kjo është për t’u parë.

Unë, për fat, nuk e kam jetuar këtë brez. Ishte më parë. Por në fakt, kjo ka filluar të bëjë shumë zhurmë. Dhe shpresoj se do të jetë vetëm zhurmë. Sepse sot, kur sheh ish-lojtarët të largohen kaq të rinj, sepse në moshën 50-vjeçare nuk je i vjetër, je akoma i ri, të dhemb vërtet zemra, të dhemb shumë. Kështu që unë shpresoj, se gjithçka që thuhet, të jetë thjeshtë thashetheme, kështu shpresoj”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll