Sport

Një muaj më vonë, lojtari i kombëtares australiane mori fanelën e Oliver Giroud...

Jason Cummings i kërkoi fanelën sulmuesit francez në Botërorin e Katarit, ku midis tyre pati edhe një ‘sherr’ të vogël

24 Janar 2023, 21:48 Nga DOSJA

Një muaj më vonë, lojtari i kombëtares australiane mori

AUSTRALI - Ishte një nga historitë për të cilat u fol në Kupën e Botës 2022. Pas ndeshjes mes Australisë dhe Francës, Jason Cummings dhe Olivier Giroud u përfshinë në një polemikë të vogël për shkak të refuzimit të supozuar të francezit për t'i dhënë fanellën e tij australianit. 

Në atë kohë pati një shkëmbim të pazakontë akuzash, por duket se gjithçka përfundoi mirë. Tani, një muaj më vonë, australiani më në fund mori fanelën e dëshiruar (edhe pse nga AC Milan) dhe nuk mungoi ta ndajë momentin në rrjetet sociale.

"Çfarë legjende, Giroud! Më në fund mora fanelën tënde. Anglishtja jote është më e mirë se frëngjishtja ime, mon frère (vëllai im). Tip pa të metë. Të uroj më të mirën për sezonin. Shijo Vegemite (fanela e Australisë), vëlla”, ka shkruar Cummings, në rrjetin social Instagram, në një publikim ku shfaqet edhe Giroud me fanelën e kombëtares Australiane.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jason Cummings (@jasoncummings35)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll