Sport

Chelsea nën 'zjarr': UEFA dëshiron ta kufizojë kohëzgjatjen e kontratave, në një maksimum prej pesë vitesh…

Politika e punësimit të ‘Bluve’ ka shkaktuar ankesa në organin e futbollit europian

24 Janar 2023, 18:02 Nga DOSJA

Chelsea nën 'zjarr': UEFA dëshiron ta kufizojë

ZVICER - UEFA do të vendosë kufizime në kontratat e lojtarëve pasi ka marrë, ditët e fundit, ankesa nga disa klube të Premier League, pas nënshkrimeve të fundit të Chelseas, të cilat ngritën dyshime në lidhje me lojën e ndershme financiare, përcjell 'Daily Mail'.

Sipas të njëjtit burim, organizata e futbollit europian synon të sigurojë që çdo lojtar të mund të lidhet me një klub për një periudhë maksimale prej pesë sezonesh, pa asnjë përjashtim.

Nënshkrimi i anësorit ukrainas Mykhailo Mudryk, i cili erdhi nga Shakhtar për 100 milionë euro, me një kontratë 8.5 vjet, ishte pika e fundit dhe, sipas gazetës britanike, nxiti protesta nga rivalët e shumtë të ‘Bluve’, të cilët mendojnë se klubi përdori metoda të padrejta për të anashkaluar rregullat e lojës së ndershme financiare, duke shpërndarë tarifën e transferimit gjatë kohëzgjatjes së kontratës, në rastin e Mudryk, për shembull, kjo do të kushtonte rreth 11.7 milionë euro në sezon.

Chelsea nën 'zjarr': UEFA dëshiron ta kufizojë

Kontrata e të riut, që ra fjala, është më e gjata në historinë e Premier League, por nuk është e vetmja e bërë në këtë drejtim. Benoit Badiashile dhe David Datro Fofana, të cilët gjithashtu u lidhën së fundmi me ‘Blutë’, nënshkruan për shtatë vjet e gjysmë. 

Megjithatë, këto ndryshime nuk do të ndikonin në kontratat e këtyre lojtarëve, por vetëm për ata që janë nënshkruar tani e tutje. Deri më tani, mbani mend, Chelsea, ku tani është afruar edhe portugezi João Félix, ka shpenzuar tashmë më shumë se 450 milionë euro për përforcime që nga fillimi i sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll