Aktualitet

Plagosja e Eder Dorzit në ish-Bllok tre ditë më parë, Policia asnjë njoftim

Maren Hoxha dhe Heridon Hasa janë dy të shpallurit në kërkim. Dyshohet se shkak i sulmit janë bërë pazaret e drogës. 

24 Janar 2023, 11:30 Nga A.B
Plagosja e Eder Dorzit në ish-Bllok tre ditë më parë,
Policia

TIRANË- Edhe pse kanë kaluar tre ditë nga plagosja e Eder Dorzit në një lokal në ish-Bllok, Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar. 

40-vjeçari është qëlluar me thikë disa herë nga dy persona, që raportohen se ishin miqtë e tij. Maren Hoxha dhe Heridon Hasa janë dy të shpallurit në kërkim. Dyshohet se shkak i sulmit janë bërë pazaret e drogës. 

Dorzi është qëlluar me thikë 27 herë, rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës, në një lokal të njohur në zonën e Ish-Bllok. 40-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

policia tirane plagoset eder dorzi

Sondazh

Poll