Aktualitet

Emër i njohur për Policinë, kush është Selman Krasniqi, pronari i basteve sportive që u kap me armë 'Scorpion'

Krasniqi i konsideruar si 'i forti i Shijakut' është arrestuar në vitin 2016 për armëmbajtje paleje. 

24 Janar 2023, 11:20 Nga I.A
Emër i njohur për Policinë, kush është Selman
Arma Scorpion

SHIJAK- 43-vjeçari Selman Krasniqi që është shpallur në kërkim për 'shtëpinë e barit' nuk është emër i padëgjuar për policinë në Shijak. Krasniqi i konsideruar si 'i forti i Shijakut' është arrestuar në vitin 2016 për armëmbajtje paleje. 

Ai u arrestua nga forcat FNSH-së dhe Policisë lokale në lokalin që kishte marrë me qira në Shijak për të zhvilluar biznesin e 'lojrave të fatit'. Gjatë aksionit të policisë, Krasniqi u kap me një armë zjarri automatik tip "Scorpion" si dhe 20 fishekë. 

"Krasniqi në momentin që Policia po hynte për kontroll në lokalin e marrë me qera prej tij, ka hedhur armën e zjarrit në sheshpushimin e lokalit dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga FNSH-ja dhe Policia lokale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, thuhet në njoftimin e policisë.

selman krasniqi fredi krasniqi operacioni krahet e krimit shtepi bari ne shijak

Sondazh

Poll