Aktualitet

Operacion antidrogë në Itali, 5 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptari me partneren e tij portugeze

Më pas shoferi dhe pasagjeri janë parë duke shkuar drejt 3 personave të tjerë, njëri prej të cilëve ishte i njohur nga policët pasi ishte përfshirë në fushën e lëndëve narkotike. Në momentin që kanë bërë shkëmbimin e një pakoje është bërë menjëherë ndërhyrja nga policia duke ndaluar dhe identifikuar personat

24 Janar 2023, 10:45 Nga f.g
Operacion antidrogë në Itali, 5 të arrestuar, mes tyre edhe
Foto ilustruese

ITALI- Një operacion anti-drogë është finalizuar në shtetin fqinj ku janë sekuestruar mbi 4.5 kilogramë e llojit kokainë dhe 3 kilogramë heroinë, 1 pistoletë dhe 46 mijë euro. 5 persona janë arrestuar nga Policia, mes tyre edhe një shqiptar dhe partnerja e tij portugeze. Mediat italiane shkruajnë se ata janë arrestuar pasi janë ndjekur hap pas hapi. Një makinë e dyshimtë është vënë re nga policia ku ndodheshin dy persona që ndiqnin një itinerar midis qendrës dhe stacionit të Trentos. Makina ishte regjistruar në emër të një gruaje portugeze, partnere e 35 vjeçarit shqiptar, të dy të arrestuar.

"Kontrolli i bërë ndaj personave të ndalur dhe makinës ka bërë të mundur gjetjen e rreth 1 kg kokainë, e fshehur në sediljen e pasme të makinës së përdorur nga portugezja dhe partneri i saj 35-vjeçar me origjinë shqiptare, si dhe 30 mijë euro cash, nga të cilat 13 mijë janë ende të fshehura brenda një çantë shpine. Paratë ishin të destinuara për çiftin nga qyteti Emilian si çmim për blerjen e drogës. Pas arrestimit të pesë të arrestuarve, në marrëveshje me Autoritetin Gjyqësor të Trentos, autoritetet kanë kryer kontrollet edhe në shtëpitë e tyre, të ndodhura në Trento dhe në provincën e Reggio Emilia."-thuhet në shkrimin e mediave italiane./Dosja.al

operacion antidroge itali

Sondazh

Poll