Aktualitet

DETAJE/ Si u zbulua 'shtëpia e barit' në Shijak, policia: Kemi pasur informacione në rrugë operative

Hitaj u shpreh se hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjera, të cilët mund të jenë përfshirë në këtë skemë kriminale.

24 Janar 2023, 11:08 Nga I.A
DETAJE/ Si u zbulua 'shtëpia e barit' në Shijak, policia:
Skënder Hitaj

SHIJAK- Detaje kanë dalë nga 'shtëpia e barit' në Shijak. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Skënder Hitaj tregoi se fillimisht kanë marrë informacionë në rrugë operative për aktivitetin kriminal në këtë banesë. Hitaj u shpreh se hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjera, të cilët mund të jenë përfshirë në këtë skemë kriminale.

Në fillim kemi pas informacione në rrugë operative, bashkëpunim me prokurorinë  dhe  në bashkëpunim me strukturat e tjera të drejtorisë. Kemi bërë veprimet hetimore, që të gjejmë dhe godasin këtë banesë dhe të sekuestrojmë gjërat që u gjetën. Për momentin mund të flasim për këta dy persona pasi kemi prova dhe fakte, ndërsa për personat e tjerë mbeten pjesë e hetimeve dhe patjetër që presim operacione tjera, të cilat do t’ua bëjmë me dije në një moment të dytë”, tha ai.

skënder hitaj shtepi bari ne shijak operacioni krahet e krimit

Sondazh

Poll