Aktualitet

Lirohet nga burgu ish-nënkryetari i bashkisë Lushnjë, Gentian Nushi

Gentian Nushi bashkë me Leonard Sefën me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Prokurimeve/Juridike, u vu në pranga disa muaj pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe për abuzime dhe shkelje të barazisë në tendera.

24 Janar 2023, 11:23 Nga k.m.
Lirohet nga burgu ish-nënkryetari i bashkisë Lushnjë, Gentian
Gentian Nushi

LUSHNJE- Lirohet nga burgu ish-nënkryetari i bashkisë Lushnjë, Gentian Nushi. Ish-nënkryetari i Bashkisë ka qenë i dënuar me 1.8 vite burg, por e ezauroi dënimin gjatë qëndrimit në paraburgim.

Nushi bashkë me Leonard Sefën me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Prokurimeve/Juridike, u vu në pranga disa muaj pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe për abuzime dhe shkelje të barazisë në tendera. Ashtu si Tushe dhe nënkryetari Nushi, së bashku me drejtorin e prokurime, akuzoheshin për shkelje të barazisë në tendera. Gjithashtu, Nushi dhe Sefa kishin kryer veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera prokurimi, të organizuara nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike e Bashkisë Lushnjë.

Po ashtu, të dy në bashkëpunim me Tushen e drejtorin F.P., kanë bërë të mundur që tenderin për asfaltimin e një rruge ta fitonte me dokumentacion firma EURO–ALB shpk, me përfaqësues B. M., duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit edhe pse ka pasur ofertë më të lartë financiare.

Si ndodhi arrestimi i kryebashkiakut Fatos Tushe?

Tushe u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik. Por Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm. Gjykata Kushtetuese ka vendosur që në datën 21 dhjetor të shqyrtojë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fator Tushe. Ky i fundit pretendon se është shkarkuar në mënyrë të padrejtë nga detyra.

gentian nushi arrestohet gentian nushi tenderi per ujesjellesin

Sondazh

Poll