Aktualitet

Dhunë në familje dhe vjedhje, çfarë po ndodh në Fier, 5 të arrestuar

Një tjetër u arrestua pasi në mjetin që lëvizte iu gjet një armë e ftohtë thikë si dhe dy shkopinj gome.

24 Janar 2023, 11:02 Nga I.A
Dhunë në familje dhe vjedhje, çfarë po ndodh në Fier,
Policia

FIER- 5 persona janë arrestuar në Fier ditën e sotme për vepra të ndryshme penale. mësohet se dy persna janë arrestuar për dhunë në familje. Një tjetër u arrestua pasi në mjetin që lëvizte iu gjet një armë e ftohtë thikë si dhe dy shkopinj gome. Po ashtu u arrestua dhe një person i shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes. Gjithashtu një 62-vjeçar ra në pranga, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. 

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier/Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: -S. E., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, 1 mjet prerës (thikë) dhe 2 shkopinj gome, si ato të Policisë; -J. B., 32 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim R. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja"

Po nga këta specialistë u ndalua shtetasi L. A., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin I. M., 62 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. U referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve pasi në fshatin Ballagat, Lushnjë, janë vjedhur targat e automjetit në pronësi të shtetases B. Ç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestohen 5 persona ne fier

Sondazh

Poll