Aktualitet

Kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Rama, Policia arreston banorin e '5 Majit', Hoxha: Jam penduar

Ivzi Hoxha është shprehur i penduar dhe se nuk ka pasur qëllim të kanos kryeministrin dhe familjen e tij.

24 Janar 2023, 11:05 Nga A.B
Kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Rama,
Ivzi Hoxha

TIRANË- Policia ka marrë masa ndaj personit që kërcënoi live djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama. Raportohet se, Ivzi Hoxha, u arrestua nga Policia tre ditë më parë për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës”. Hoxha, gjatë një emisioni televiziv kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama.

‘Jam kaq i revoltuar me këtë pushtet dhe i them Edi Ramës të mos shkojë në ekstrem. Zahon do ta var. Ky më detyron të dal në rrugë. Me askënd nuk mund të takohesh por kam arritur në një opinion timin që edhe nënat e tyre do ta dinin se çfarë mostrash do ishin, do t’i abortonin se aq të pashpirt janë.’- u shpreh ai.

Ai tha fjalë kërcënuese ndaj djalit, duke shprehur revoltë për shkak të prishjes së banesës së tij në zonën e '5 Majit' për shkak të projektit të ndertimit të banesave sociale. Gjatë marrjes në pyetje Hoxha i ka thënë hetuesve se ai kishte dalë për të protestuar për të drejtat e tij dhe ka thënë ato fjalë. Ai është shprehur i penduar dhe se nuk ka pasur qëllim të kanos kryeministrin dhe familjen e tij.

Prokuroria kishte kërkuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 15 ditor, por Gjykata e Tiranës caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

'Ndërsa në lidhje me arrestimin e shtetasit I. H., ju informojnë se lajmi është pasqyruar në web-in zyrtar të Policisë së Shtetit, në raportin e datës 20 janar 2023, si më poshtë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. H., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një interviste për një televizion, ka paralajmëruar se do të hakmerret për prishjen e banesës së tij, në rrugën “5 Maji”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.'-njofton Policia.

ivzi hoxha kercenohet djali i rames edi rama

Sondazh

Poll