Aktualitet

Plagosja e Eder Dorzit në ish-Bllok, 40-vjeçari i arrestuar në Itali për prostitucion, shfrytëzonte vajza nga Europa lindore

Dyshimet janë se shkak për konfliktit mund të ketë qenë agresorët pasi njihen si përdorues droge.

24 Janar 2023, 11:20 Nga A.B
Plagosja e Eder Dorzit në ish-Bllok, 40-vjeçari i arrestuar në
Eder Dorzi

TIRANË-Eder Dorzi është plagosur me thikë tre ditë më parë në lokalin "De Charm" në zonën e Ish-Bllokut Tiranë.  40-vjeçari ka qënë i ulur në këtë lokal kur dy persona te njohur si miq të tij i janë aftuar duke e qëlluar me thikë për disa herë. I plagosuri ndodhet tek Trauma e ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona. Dyshimet janë se shkak për konfliktit mund të ketë qenë agresorët pasi njihen si përdorues droge.

Dorzi është emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar pasi ishte pjesë e grupit që shfrytëzonin vajzat e huaja për prostitucion. Ai u arrestua në vitin 2015 në kuadër të operacionit ndërkombëtar “TEMPESTA 2015”. Grupi kriminal shfrytëzonte për prostitucion vajza nga Europa lindore në zonën e Milanos, Itali.

Si ndodhi ngjarja?

Dorzi është plagosur me thikë 27 herë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës, ku 40-vjeçari Dorzi është qëlluar disa herë me thikë. 40-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

Familjarët kanë bërë kallëzim në komisariatin 2 të policisë, janë dhënë deklaratat në polici. Sipas të plagosurit dy persona i janë afruar në tavolinë si miq dhe më pas e kanë qëlluar me thikë. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 41 vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri.

plagoset eder dorzi eder dorzi

Sondazh

Poll