Aktualitet

Plagosja në ish-Bllok të shtunën, Policia shpall në kërkim dy persona (EMRAT)

Policia dyshon se ngjarja ka të bëjë me trafikun e drogës. 

24 Janar 2023, 11:37 Nga A.B
Plagosja në ish-Bllok të shtunën, Policia shpall në
Policia

TIRANË- Maren Hoxha dhe Heridon Hasa janë dy personat e shpallur në kërkim nga Policia pasi dyshohen si autorë të plagosjes së Eder Dorzit. Ata iu afruan për ta qëlluar disa herë me thikë në një nga lokalet e njohura në Bllok. Policia dyshon se ngjarja ka të bëjë me trafikun e drogës. 

Si ndodhi ngjarja?

Dorzi është plagosur me thikë 27 herë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës, ku 41-vjeçari Dorzi është qëlluar disa herë me thikë. 41-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

Familjarët kanë bërë kallëzim në komisariatin 2 të policisë, janë dhënë deklaratat në polici. Sipas të plagosurit dy persona i janë afruar në tavolinë si miq dhe më pas e kanë qëlluar me thikë. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 41 vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri.

maren hoxha heridon hasa eder dorzi

Sondazh

Poll